Sulmi terrorist në Gjermani, ‘fajin e ka Merkel’


John Bolton, ish-ambasadori amerikan në OKB, është shprehur se fajin për sulmin terrorist në Berlin mbrëmjen e djeshme, e ka Kancelaria gjermane, Anglela Merkel.
Kjo, sipas tij, pikërisht, për politikën e ‘dyerve të hapura’ që ka mbështetur Merkel.
Ai tha se vendimi i Kancelares për të lejuar një “valë” refugjatësh në Gjermani, “ekspozon definitivisht” vendin ndaj sulmeve xhihadiste.
Të paktën 12 persona kanë vdekur, pasi mbrëmjen e shkuar një person ka rrëmbyer një kamion dhe e ka drejtuar mjetin në një treg krishtlindjesh, duke shtypur njerëz. Autori është ende në kërkim. Ndërsa, ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
/Syri.net/