Burak Jilmaz sulmon një vozitës autobusi, ai e sulmon me shkop druri (VIDEO)



Opinioni futbollistik në Turqi dhe më gjërë po zbavitet me video materialin e publikuar në internet, ku shihet se si futbollisti i njohur turk, Burak Jilmaz, sulmoi një vozitës autobusi.
Jilmaz u tregua shumë trim në fillim, mirëpo kjo zgjati vetëm pak çaste, pasi në momentin kur vozitësi i autobusit nxorri një shkop prej druri, trimëria e Jilmaz përfundoi. Jilmaz është një ndër futbollistët më të njohur nga Turqia, ku për shumë vite mbronte ngjyrat e skuadrës së njohur të Gallatasarajit, ndërsa aktualisht po luan në Kinë te skuadra e Pekin Guan.