Sulmohen dy policë në Kaçanik, i dyshuari i bën për spital

326

Dy policë në Kaçanik janë sulmuar nga një i dyshuar në orët e para të së premtes.
Teksa të njëjtit po i kontrolloheshin dokumentet nga policët në fjalë, ai i ka kanosur dhe sulmuar ata, shkruan lajmi.net.

Policët e lënduar pas rastit kanë marrë trajtim mjekësor kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit të dokumenteve, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë (një femër dhe një mashkull). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Comments