Sulmohen me plumba gazetarët e SkyNews, kameramani merr goditje në jelekun antiplumb
Gazetarët e televizionit britanik SkyNews, janë sulmuar me plumba të hënën në afërsi Kievit, derisa raportonin për luftën.
Në videon e publikuar në uebfaqen e televizionit, dëgjohen të shtënat me plumba mbi korrespondentim Stuart Ramsay dhe ekipin e tij, transmeton Gazeta Express.
Kameramani Richie Mockler është goditur dy herë në pancirin mbrojtës trupor dhe Ramsay është lënduar, thuhet në njoftimin e televizionit.
“Përvoja e tyre ilustron shkallën e lartë të dhunës, përderisa pushtimi rus hyn në një fazë të re edhe më vdekjeprurëse”, shkruan televizioni.
Ekipi i televizionit është kthyer shëndosh në Britaninë e Madhe.
Shihni videon e publikuar në linkun më poshtë, duke klikuar këtu.

