Sulmohet baza ushtarake amerikane në Siri – forcat amerikane në gjendje gatishmërie

181
fresco

Një bazë ushtarake amerikane në Siri ka qenë shënjestër e një sulmi me mortaja, raporton agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke iu referuar disa burimeve.

Sipas agjencisë, burime të informuara kanë deklaruar se sulmi është kryer ndaj bazës amerikane e cila ndodhet në pjesën perëndimore të provincës siriane Hasaka.

Pas sulmit, sipas të njëjtave burime, janë vendosur masa të shtuara sigurie në hyrjen kryesore të bazës.

midle

Sipas burimeve të agjencisë arabe të lajmeve Al Maaloma, incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur godina është goditur me një granatë mortaje.

Thuhet se deri tani nuk ka informacione se kush ka shtënë dhe nga ka ardhur sulmi.

Pretendohet se pas granatimit, kontingjenti amerikan i vendosur në bazë është vendosur në gjendje gatishmërie, janë ngritur disa helikopterë amerikanë dhe ushtarët amerikanë kanë kontrolluar zonën përreth objektit.

Comments