Sulmohet seksualisht një femër, nuk ka të arrestuar



Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj, viktima femër shqiptare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull shqiptar.
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
“Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.