Super Bale, realizon het-trik në përmbysjen e Uellsit ndaj Bjellorusisë

480

Uellsi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Bjellorusia.

Skuadra mysafire triumfoi me rezultat 2 – 3, falë sulmuesit Gareth bale, shkruan lajmi.net.

Ylli i Realit u tregua i saktë nga pika e bardhë për të ndryshuar epërsinë (6′).

Vendasit shënuan dy herë për dy minuta përmes Lisakovich (29′) dhe Sedko (31′).

Uellsi ia doli të barazoi rezultatin përmes Bale që sërish shënoi nga pika e bardhë (69′).

Ndërkohë, derisa mendohej se takimi do mbyllet me këtë rezultat, Bale shënoi në momentet e fundit për t’i arkëtuar pikët e plota (90+3).

Pas kësaj fitore, Uellsi renditët e treta me gjashtë pikë, derisa Bjellorusia e katërta me tre sosh./Lajmi.net/

Comments