Super goli i Ibraimit, me të cilin Shkëndija u rikthye me 3 pikë nga Kratova (VIDEO)

Shkëndija më vështirë se sa pritej ka marrë fitoren sot në transfertën ndaj Sileksit në Kratovë, ku vetëm në minutat shtesë arriti që të shënojë golin e fitores përmes liderit kryesor, Besart Ibraimi, njofton “infOSport.mk”.
Ishte super goli i bomberit kërçovarë në minutën e 92-të që i siguroi fitoren e katërt sezonale Shkëndijës, skuadër kjo që kështu mban hapin me skuafdrën kryesuese të Akademia Pandev që si mysafir mundi Pobedën.
Ndryshe golin e parë për Shkëndijën e realizoi Besmir Bojku në minutën e 15-të, kur pranoi një super asist nga ana e Ibraimit, teksa golin e barazimit Sileksit e gjeti në minutën e 83-të përmes Hristijan Grozdanoskit, kur reagoi më së miri në zonën e “kuqezinjëve” pas një rivënie këndore.

Pas këtij goli të paprityr të vendasve, Shkëndija me të gjitha forcat tentonte për të gjetur golin e dytë dhe të fitores, i cili erdhi vetëm në minutën e 92-të përmes golashënuesit më të mirë në kampionat Besart Ibraimi, i cili me një parabolë mposhti portierin vendas edhe për herë të dytë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore Shkëndija renditet në pozitën e dytë me 14 pikë, ndërsa vetëm një pikë më shumë në pozitën e parë ka Akademia Pandevi.