Superkupa e Shqipërisë, i vetmi trofe i Daliçit si trajner në Europë

284

I emëruar para Botërorit në krye të stolit të Kroacisë, Zlatko Daliç po bën të ëndërrojë një komb i tërë, shkruan Syri.net.

Tekniku 52-vjeçar e ka kualifikuar Kroacinë në gjysmëfinale, ku do të përballet me Anglinë, me synimin për të prerë biletën e finales së madhe të Moskës.

Ju kujtojmë e 10 vjet më parë Daliç ishte në krye të Dinamos, me të cilën ka fituar trofeun e vetëm në Europë si trajner.

Më 17 gusht 2008, Dinamo atë vit kampione në fuqi e Superiores, në drejtimin e Zlatko Daliç fitoi Superkupën duke mundur 2-0 fituesen e Kupës së Shqipërisë, Vllazninë, me gola të Petricevic dhe Jusufi.

Ky është i vetmi trofe i fituar nga Daliç në kontinentin europian, por tashmë ai kërkon atë më të madhin, të ngrejë me Kroacinë e tij Kupën e Botës në Rusi.

/ Florian Behlula / Syri.net /

Comments