Szczesny: Kam marrë një ofertë për zgjatje të kontratës për dy vjet nga klubi

Wojciech Szczesny po shkëlqen me Barcelonën që nga rikthimi i tij nga pensionimi.
Polaku, erdhi si zëvëndësues i Marc-Andre Ter Stegen, i cili ishte i lënduar dhe me Inaki Penan i cili nuk kishte paraqitje të mira me “Blaugranat”.

Mirëpo Szczesny njoftoi se ka marrë një ofertë për vazhdimin e kontratës nga Barcelona, pas formës së mirë të tij.
“Kam marrë një ofertë për zgjatje të kontratës për dy vjet nga klubi”. Por duhet të vendos me familjen time se çfarë është më e mira për ne”, u shpreh Szczesny.
Këtë sezon ai bëri rreth 29 paraqitje për Barcelonën, ku ka arritur të mbajë 13 herë portën e paprekur./IndeksOnline/