“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” proteston kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike (VIDEO)

255
fresco

Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” është mbledhur te Teleferiku – Kodra e Diellit për të protestuar kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike.

Protesta vjen, pasi që paraprakisht kjo iniciativë doli me gjashtë kërkesa, në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe funksionimin normal të qendrës turistike “Kodra e Diellit”, të cilën, siç thonë ata, edhe këtë sezon e ka gjetur pa investimet e premtuara dhe pa kujdesin e duhur. Në mesin e kërkesave ishte edhe realizimi i një takimi me kryeministrin Zoran Zaev, i cili sipas kërkesave, si qytetar do të duhej që ta vizitojë Kodrën e Diellit dhe të njihej nga afër me problemet e turistëve.

Por, dje zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, tha se për shkak se tani është faza e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe agjenda e kryeministrit është shumë e ngjeshur dhe nuk dihet nëse do të ketë kohë për diçka të tillë.

midle

Kërkesat e iniciativës janë:

Takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev dhe me pjesëtarët tjerë të kabinetit qeveritar që janë të ngarkuar me punë në zhvillimin e turizmit dimëror dhe malor. Këtë takim kërkojmë ta zhvillojmë në Kodrën e Diellit, më së voni deri të shtunën (12 janar 2019, në orën 11). Do i sugjerojmë kryeministrit Zaev që vizitën në Kodrën e Diellit ta zhvillojë si çdo qytetar tjetër, për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen vizitorët e kësaj qendre turistike.
Qeveria të analizojë në detaje termat dhe kushtet e kontratave me realizuesin e ski-liftit me 6 ulëse, dhe të ndërmarrë masa përkatëse dhe sanksione sipas ligjit ndaj vonesave në realizim nga ana e kontraktorit.
Kërkojmë nga Qeveria që të formojë komision për të mbikëqyrur rrjedhën e punëve në Kodrën e Diellit, me përfshirje të përfaqësuesve nga Qeveria, shoqëria civile, ekspertët të sporteve dimërore dhe njohës të mirë të problematikës së Kodrës së Diellit.
T’i kushtohet vëmendje e menjëhershme nevojave më urgjente për ta tejkaluar krizën që përsëritet çdo vit në Kodrën e Diellit, duke bërë (1) pastrimin e vendparkimeve nga bora; (2) funksionimi i rregullt i ski-liftave; (3) të garantohet rendi dhe siguria; (4) të sigurohet funksionimi 24 orësh i ambulancës në Kodrën e Diellit.
Kërkojmë angazhim më të madh edhe nga Agjencia për Zhvillimin e Turizmit, Agjencia për Rini dhe Sport dhe nga Federata e Skijimit në ushtrimin e një pasioni më të madh ndaj autoriteteve përgjegjëse për dështimet me funksionimin normal të Kodrës së Diellit.
Kërkojmë nga SH.A. ELEM që përfundimisht të heq dorë nga bllokada që i bën resortit turistik Kodra e Diellit.

Comments