Tahiri: Kosovë urime Zajednica, dhuratë nga shkëlqesia e tij Albin Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se e pranon planin e Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, Tahiri shkroi “Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z.Albin Kurti”.
Tutje ai tha se Kurti e pranoi planin franko-gjerman, pa pasur guxim të thotë se cili në të vërtetë është ai plan dhe se çfarë përmban.
“E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën. Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti”, shkruan Tahiri./Lajmi.net/