Tahiri për Qeverinë Kurti: U pasuruan me korrupsion në energji elektrike, iu duhen paret për zgjedhje
Ish-ministrja Edita Tahiri, nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se ‘qeveritarët u pasuruan nga korrupsioni i energjisë elektrike’.
Ajo shkruan:
Qeveritaret u pasuruan nga korupsioni i energjise elektrike tash varferohen qyetaret nga shtrenjtimi i rrymes – iu duhen para per zgjedhjet nacionale qe po vijne…
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, sot po mban seancë të jashtëzakonshme me thirrje të opozitës, ku po diskuton për çmimin e shtrenjtë të energjisë elektrike./Periskopi