Takim i ministrit Lutfiu me ministrin kosovar të Arsimit, Bajrami

167

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu pasdite në MASH pati takim me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, Arsim Bajrami.

\”Me ministrin dhe profesor Bajramin tashmë njihemi dhe e njoftova për punën e Universitetit \”Nënë Tereza\”. Gjithashtu, vendosëm që javën e ardhshme të hapim grant për bashkëpunim midis universiteteve që nga dy shtetet tona do të hapet në 10 tetor. Për grantin do të mund të aplikojnë insititucione të arsimit të lartë, gjithashtu edhe sektori joqeveritar që ka lidhje me arsimin e lartë, përmes organizimit të konferencave etj\”, deklaroi Lutfiu pas takimit.

Ai shtoi se nga ministri kosovar Bajrami ka përkrahje për universitetin e ri \”Nënë Tereza\” i cili siç paralajmëroi të premten, pritet që të fillojë punë nga mesi i këtij muaji.

\”Duke ditur se Prishtina ka një përvojë të mirë në shkencat teknike dhe teknologjike, ne presim përkrahje nga Kosova, që nënkupton se profesorët kosovarë mund të angazhohen dhe të ndihmojnë në fillimin e universitetit të ri\”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës

Comments