Takim i parë i trupit ad hok në ASHAA

Anëtarët e ad hok-ut të sapoformuar të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale sot duhet t\’i marrin vendimet për emërimet, që do të jetë edhe takimi i parë i këtij trupi formimi i të cilit ishte i paraparë me marrëveshjen politike të 20 korrikut.
Katër anëtarë të trupit që u propozuan nga ana e partive duhet me konsenzus të dakordohen për anëtarin e pestë, i cili sipas marrëveshjes duhet të jetë shqiptar.
Marrëveshja politke parasheh që Këshilli i ASHAA do t\’i respektojë rekomandimet e këtij trupi ad hok lidhur me balansimin e informimeve në mediat elektronike në afat prej 100 ditëve deri në zgjedhje. Mandati i ad hok trupit skadon me përfundimin e zgjdhjeve. Marrëveshja parasheh se periudhat në të cilat do të vlerësohet balansimi i punës së mediave elektronike nuk do të jetë më e shkurtër se një javë, ndërsa dënimet eventuale janë përgjysmuar.