TAKIM I ZAEVIT ME ISH-DREJTORIN PËR ÇËSHTJE EVROPIANE PRANË KËSHILLIT KOMBËTAR PËR SIGURI TË SHBA-SË

201

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me Çarls Kupçan, ish-drejtor për çështje evropiane pranë Këshillit kombëtar për siguri i SHBA-së.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat për zbatimin e reformave të domosdoshme për zgjedhje kredibile në dhjetor.

Zaev, siç theksojnë nga LSDM-ja, ka theksuar se është me rëndësi të përfundojnë proceset e dakorduara deri në fund të këtij muaji në pjesën e pastrimit të Listës zgjedhore dhe informimit profesional të mediave që të hapet rruga për zgjedhje të Qeverisë teknike.

Në takim bashkërisht është vlerësuar se për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë kyçe është kthimi i vendit në rrugë normale dhe në rrugën drejt integrimit euroatlantik, thuhet në kumtesë.

Comments