Takohen Mustafa e Rama

221

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, u bisedua për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Mustafa, pasi e njoftoi kryeministrin Rama për progresin në Kosovë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve.

Rama në anën tjetër vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e dy vendeve në këtë rrugë.

Comments