Talenti i Akademisë së Shkupit, Eldin Ramani, testohehet në kampin e Barcelonës!

Mbrojtësi i talentuar i Akademisë së Shkupit, Eldin Ramani, ka udhëtuar për në Spanjë, ku do të jetë pjesë e kampit AMPI që organizohet nga Fudbol Forëard në Loret de mar të Barcelonës, raporton Open-TV.
“Pas një sezoni fenomenal, mbrojtësi i akademisë sonë Eldin Ramani ka udhëtuar për në Spanjë ku është pjesë e kampit AMPI të organizuar nga Fudbol Forëard në Lloret de Mar të Barcelonës, si pjesë e këtij kampi ai ka mundësi të tregoj talentin dhe aftësitë e tij të shkëlqyeshme.
Ne i dëshirojmë suksese dhe gjithë të mirat”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkupit. (Open-TV