Taravari i përgjigjet Fetait: Rruga e Arbën Xhaferit nuk kalon nga Qeveria që ende na quan “20%”

53
fresco

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale, zv.kryeministrit Arben Fetait, i cili një ditë më parë permes një video-porosie, tha se rruga e ASH-së nuk kalon asnjëherë nga Ali Ahmeti.

midle

“Rruga e Ndryshimit nuk kalon përmes kërcënimeve me burgje ndaj shqiptarëve. Rruga e Ndryshimit nuk ndërtohet duke shitur mandatin e deputetit për poste diplomatike në Arabi. Rruga e Dinjitetit nuk kalon përmes braktisjes së partisë për një kolltuk ministror. Ne nuk jemi këtu për interesa personale. Ne jemi këtu për drejtësi, për dinjitet dhe për të vazhduar rrugën që na la Arbën Xhaferi – rrugën e barazisë dhe përfaqësimit të denjë. Gjithsesi… shihemi në Tetor!”, ka shkruar Taravari.

Comments