Taravari: Lëvizja BESA, fajtore për mosbashkëpunimin e opozitës shqiptare (VIDEO)

143

3

Pengesa për mos-bashkëpunimin e gjithë partive jashtëparlamentare shqiptare qëndron kryesisht te tërheqja e Lëvizjes BESA, vlerësoi Arben Taravari nga LR-PDSH-ja në Rruga Drejt në Alsat. Megjithatë ai shton se edhe personalisht, si negociator, ndjen një pjesë të fajit. Për tejkalimin të krizës, Taravari propozon një bashkëpunim strategjik mes dy partive që do të fitojnë pushtetin.

“Për të krijuar stabilitet politik duhet të dy etnikumet respektivisht të dy partitë politike, maqedonase dhe shqiptare të cilat fitojnë zgjedhjet të ulen. Ne kemi thënë shpesh nëse fitojmë një votë më shumë se partitë tjera do t’i thirrim të gjitha partitë tjera që kanë deputetë për t’u ulur dhe për të bërë një strategji”, deklaroi Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i LR-PDSH.

Visar Ademi vlerëson se shoqërisë duhet t’i kthehet humaniteti, barazia në shpërndarjen e resurseve dhe të bëhet dekriminalizim i shoqërisë shqiptare

“Politikanë të formatit të ri me dije dhe talent, me CV dhe profesionalizëm duhet të jenë pjesë e këtyre partive politike dhe t’i ecin përpara këto procese. Nuk mundet vetëm pse ai që është i forti lagjes, që mbron votën që dikush e vjedh, të bëjë reformat në parti. Kjo është lufta më e madhe që do bëjë opozita. Të largojë këtë lloj kriminaliteti brenda llojit tonë. Të vij talenti, të vij dija, të vij intelektuali dhe të kontribuojë”, u shpreh Visar Ademi, analist.
Kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar Shpëtim Pollozhani, vlerëson se këto parti, herët ose vonë do të detyrohen të bashkohen.

“Unë u kam thënë të dy palëve bashkojuni me nderë se do t’ju detyrojnë të bashkoheni në fund se këtu ka interesa globale kurse ju jeni lojtar të vegjël dhe në fund mund të vërtetohet teoria se njëra parti punon për një parti tjetër që mund të shkojë kështu që ne nuk dorëzohemi, shpresojmë në bashkëpunim”, tha Shpëtim Pollozhani , kryetar i shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar.

Koha më parë, u krijua koalicion mes LR-PDSH-së, Unitetit dhe RDK-së së Vesel Memetit kurse nga ana tjetër mes Lëvizjes “BESA” dhe RDK-së së Fadil Zendelit.

Comments