Taravari porosi Ilijës: Mos rras (hundët) sportin në politikë


Vetëm se Shkëndija nuk është e Zaevit por Zaevi mund të ishte tifoz i tij, kështu e fillon porosinë ndaj Dimovskit, Taravari.
Urime o ti Ilija… Vetëm se Shkëndija nuk është e Zaevit, por Zaevi mund të ishte tifoz i saj!
E dini si zotëri?
Njësoj si rasti i pushtetit dhe shtetit, ju vërte drejtonit shtetin por nuk do të thoshte se Maqedonia ishte pronë e juaja?
P.s- e morëm vesh që jeni me Vardarin dhe sidomos kundër Shkëndisë! Do e kemi parasysh, shkruan më tej Taravari, transmeton Zhurnal.
..
Shkup, 24 tetor – Ish deputeti i VMRO-DPMNE-së përmes një postimi në Facebook ka komentuar ndjeshjen e djeshme të kampionatit të Maqedonisë mes Shkendisë dhe Vardarit që u luajt në Tetovë ku Vardari doli fituese, njofton Zhurnal.
Ai mes tjerash edhe në këtë ndeshje nuk ka ndaluar ta thumboj edhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev ku ka shkruar:”Kështu duhej, në ditën e festës Vardari të fitoj ekipin e Zaevit“ shkruan,Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Këtë koment Dimovski e ka bërë për shkak se në lojën Shkëndija-Gent, për ekipin kuqezi bënte tifo edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
….