Taravari: Synojnë të fitojmë më së paku 8 komuna

369
fresco

Koalicioni Aleanca për shqiptarët-Alternativa nuk përjashton mundësinë të bashkëpunojë me LSDM-në apo me VMRO-në për zgjedhjet lokale. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari tha se ende nuk kanë zgjedhur se me cilën parti do t’i ndajnë votat, por shtoi se do të presin reflektimet e këtyre partive e pastaj do të bëjnë zgjidhje se me cilën parti do të bashkëpunojnë.

Arben Taravari: “Do ta shohim se si janë reaksionet, ashtu do të jetë edhe aksioni jonë”.

TV21: Reaksionet e kujt?

Arben Taravari: “Të BDI-së dhe LSDM-së, në qoftë se shkojnë bashkë. Në qoftë se bëjmë ndonjë bashkëpunim me parti politike.  Ndash LSDM ndash VMRO, për mua janë njësoj. Turp ka qenë të bashkëpunosh me Gruevskin, po ka pas parti shqiptare që kanë bashkëpunuar. Në bazë të reflektimeve të këtyre partive në qoftë se LSDM ose VMRO shkojnë me BDI-në neve nuk na mbeten pesë parti, do ta mendojmë a kemi hapësirë për të bashkëpunuar”.

Koalicioni ASH-AAA do të garojë në të gjitha komunat ndërsa janë të bindur se do të fitojnë minimum në 8 komuna.

“Ne mendojmë minimum shtatë deri tetë komuna t’i marrim. Garë do të ketë në të gjitha komunat. Më para nuk ka pas garë në Kërçovë. Tash do të ketë garë në Kërçovë, Likovë, garë e hatashme do të ketë në Çair, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, gjithkund”, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Taravari me buzën në gaz komentoi kandidaturat e BDI-së në Gostivar dhe Tetovë, gjegjësisht për Teuta Arifin dhe Nevzat Bejtën.

Arben Taravari: “Mendoj se do të ishte kandidaturë serioze për Tetovën dhe Gostivarin Bejta dhe Arifi”.

TV21: Më definoni seriozisht? Se po thoni serioze ndërsa po qeshni. Unë po shoh se po shfaqni ironi.

Arben Taravari: “Pa ironi. Mendoj se nuk kanë autoritete më serioze në degët e tyre, në Tetovë Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta do të ishin kandidatura të mira për BDI-në”.

Taravari për momentin e udhëheq Komunën e Gostivarit, ndërsa nuk e përjashton mundësinë edhe për një rikandidim për në zgjedhjet e tetorit.

Comments