Targat “MK” vlejnë deri më 12 shkurt, stikersat NMK mund të blihen në stacionet për kontroll teknik
Pronarët e automjeteve që nga 12 shkurti i këtij viti duhet ta ndryshojnë shenjën “MK” në targat e tyre me shenjën e re “NMK”. Stikersat me shenjën e re “NMK” do të kushtojnë maksimum 50 denarë dhe mund të blihen në stacionet e kontrollit teknik.
“Sipas vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çmimet e formularëve të nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 2, datë 03.01.2024, çmimet e stikersave do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë”, njoftojnë nga MPB.

