TASHMË ‘TVSH-JA IME’ TREGON SE SA PARA KTHEHEN NGA LLOGARITË E SKANUARA

574
fresco

Me versionin e ri të web-aplikacionit ‘TVSH-ja ime, prej sot qytetarët do të mund të kenë qasje të plotë në llogaritë që i kanë skanuar, përkatësisht të shohin se sa para kanë kthyer nga llogaritë e skanuara.

Siç sqarojnë nga Drejtoria e të Hyrave Publike, qytetarët prej sot mund t’i anulojnë llogaritë fiskale që i kanë skanuar me gabim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kontrollimin mund ta bëni në këtë link, ndërsa për qytetarët që ende nuk e kanë instaluar këtë mund ta bëjnë përmes Google play store dhe Apple store.

Ndryshe, përmes këtij aplikacioni, qytetarët e Maqedonisë nga muaji korrik përmes skanimit të llogarive fiskale mund të kthejnë para nga TVSH-ja.

Comments