Tayna dhe Dafina Zeqiri sjellin këngën ‘Bye Bye’
Dyshja kanë publikuar super bashkëpunimin.
Dafina Zeqiri dhe Tayna sot paralajmëruan se nga ora 17:00 publikojnë bashkëpunimin ‘Bye Bye’ edhe pse lansimi u vonua pritja ja vlejti shkruan lajmi.net.
Dy artistet shumë të dashura nga publiku erdhën plot gjallëri në klipin e ri ku nuk mungojnë as skenat provokuese me ‘Twerk’. Teksti i këngës është shkruar nga Tayna.
Njëkohësisht ky është dueti i parë i reperes nga Prizreni me një tjetër artiste dhe çfarë bashkëpunimi ka zgjedhur (Flakë). /Lajmi.net/