Të armatosur e të maskuar – dalin pamjet nga brenda të policëve të EULEX-it [Video]
Policët e EULEX-it kanë bastisur sot zyret e OVL UÇK-së, nga ku më pas kanë arrestuar kreun e kësaj organizate, Hysni Gucatin.
Ramadan Gashi, punëtor në Organizatën e Veteranëve të Luftës, ka publikuar një video nga brenda selisë, shkruan lajmi.net.
Të armatosur, në numër të madh e të maskuar, aty shihen policët e misionit evropian ligjvënës, EULEX-it të cilët qëndrojnë dhe ruajnë çdo cep të zyreve në OVL.
Hetuesit e Speciales më vonë kanë nisur edhe bastisjet, teksa janë parë tek hyjnë brenda me disa pako të boshatisura. /Lajmi.net/

