Të dhënë pas perfeksionimit të linjave trupore! VIP-at që kalojnë shumë kohë në palestër
Palestrat po vizitohen shumë nga të dyja gjinitë, shkruan lajmi.net.
Rëndësi të madhe linjave trupore i kushtojnë poashtu fytyrat publike, madje djersiten me orë të tëra në palestër për të arritur format e dëshiruara.
VIP-at shqiptarë vitet e fundit i kanë kthyer në trend këto aktivitete fizike dhe në mënyrë indirekte i bëjnë ‘garë’ njëri-tjetrit me format trupore dhe në shumicën e rasteve edhe po ia dalin.
Në estradën tonë është një numër i madh artistësh që kalojnë shumë kohë në palestër për të qenë në top-formë.
Lajmi.net ka përmbledhur disa prej VIP-ave tanë të cilët janë pare shumë shpesh në palestër.
Era Istrefi
Këngëtarja Era Istrefi viziton palestrën, ani pse angazhimet në profesion nuk i mundësojnë asaj të jetë shumë aktive. Këngëtarja meqë ka linjat e dëshiruara trupore, duket se nuk i kushton shumë rëndësi asaj që të qëndrojë shumë kohë në palestër.
Capital T
Krahas këngëtareve, edhe meshkujt e estradës shpenzojnë goxha kohë në fitnes. Njëri prej tyre është Capital T, i cili shumë shpesh poston fotografi në rrjete sociale nga. Jo rastësisht ai hyn në listën e meshkujve më seksi të estradës, madje pranon vazhdimisht komente pozitive për trupin e formësuar.
Butrint Imeri
Edhe Butrint Imeri kohë pas kohe shfaqet nga palestra, por nuk është që punon me aq përkushtim sikurse bën reperi Capital T. Duket se këngëtari këtë gjë e bën më shumë për relaks.
Ledri Vula
Ledri Vula është njëri prej meshkujve të estradës që pëlqehet shumë nga femrat. Ai njihet edhe për trupin e formësuar, për të cilin kujdeset shumë me aktivitete fizike. Reperi përveç që është aktiv në palestër, ai kohë pas kohe luan edhe basketboll, po ashtu njihet si i dhënë pas notit.
Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri vitet e fundit ka arritur linjat perfekte trupore, kjo për shkak të përkushtimit për të arritur deri në atë pikë. Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja kohë pas kohe poston foto nga palestra, ku tregon se si djersitet për të arritur këto linjat.
Noizy
Reperi Noizy është shumë aktiv në profesionin që ushtron, por kjo gjë nuk e ndalon atë të kujdeset për trupin. Ai ushtron shpesh në palestër, të cilën gjë e ka treguar shumë herë publikisht.
Kida
Është e re në moshë, por Kida kujdeset shumë që të ketë forma perfekte trupore, e këtë gjë ka treguar se e ka arritur sidomos gjatë ditëve të sezonës së nxehtë, kur vazhdimisht ka sjellë imazhe në bikini.
Luana Vjollca
Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga femrat më tërheqëse të estradës. Ajo njihet për format bombastike trupore, të cilave duket se i kushton kujdes të veçantë. Madje, në shumë raste ajo është fotografuar në palestër, e rezultati veçse shihet.
Enca
Është goxha e plotë, por kjo gjë nuk e pengon aspak për t’i ekspozuar format trupore. Këngëtarja është aktive në rrjete sociale, ku shumë herë ka postuar foto nga palestra, por në ato imazhe është shfaqur me veshje aq provokuese saqë të shkonte mendja se para mjeteve të fitnesit u shfaq vetëm për të marrë disa poza.
Gold Ag
Reperi Gold Ag është vizitues i rregullt i palestrës, edhe pse është shumë aktiv në profesion, ai gjen kohë edhe për të ushtruar rreth perfeksionimit të trupit.
Nora Istrefi
Këngëtarja Nora Istrefi hyn në listën e femrave më seksi të estradës. Ajo format bombastike trupore i arriti duke ushtruar shumë në palestër, e këtë gjë e tregojnë më së miri imazhet që janë shkrepur nga atje.
Aurela Gaçe
Një nga artistet më të përkushtuara në palestër është Aurela Gaçe. Këngëtarja viziton shumë shpesh palestrën, e ndër të tjera ushtron shumë edhe boks.
Stresi
Stresi duket se nuk e preferon shumë palestrën, por kohë pas kohe kujdeset që të bëjë aktivitete fizike në palestër.
Geti
Reperi Getoar Selimi i kushton kujdes të posaçëm fizikut. Ai kohë pas kohe publikon imazhe në rrjete sociale, në të cilat tregon sa i përkushtuar është në formësimin e trupit.
Roberti
Ashtu sikurse emrat e lartpërmendur, edhe Robert Berisha i kushton kujdes shumë të madh trupit. Ai rezultatet e palestrës i ka treguar shumë herë përmes rrjeteve sociale.
Arilena
Arilena meqë ka depërtuar edhe në tregun e huaj, është goxha aktive në profesion. Por, ajo nuk lë anash kujdesin për linjat trupore, pasi është goxha vizituese e rregullt e palestrës.
Aferdita Dreshaj
Modeja Afërdita Dreshaj kujdeset shumë mirë për linjat trupore. Përveç ushqimit, që përmes rrjeteve sociale tregon se me përpikëri shikon sa kalori merr, ajo është vazhdimisht e rregullt në palestër, për të arritur format prej modeleje ashtu siç edhe është.
Eni Koçi
Eni Koçi është shumë aktive në palestër, e rezultatin e tregon më së miri në rrjete sociale me fotografitë që ndan me ndjekësit, e ku duket goxha në formë.
Genc Prelvukaj
Edhe Genci tregon që është i përkushtuar në formësimin e trupit, kjo ngase në shumë raste është paraqitur nga palestra në imazhet që ka publikuar.
Morena
MorenaTaraku mund të themi me bindje se mban ‘trofeun’ sa i përket palestrës. Ajo prej kohësh ushtron shumë për linjat trupore, të cilat tashmë i ka arritur në atë pikë sa t’i kenë zili trupin. Këtë gjë e tregojnë fotografitë si nga palestra ashtu edhe jashtë saj.
Flaka Krelani
Edhe Flaka Krelani vitet e fundit pothuajse është transformuar tërësisht, ajo ka arritur forma bombastike trupore, saqë në shumë raste krahasohet me yjet botërore.
Tuna
Tuna para një viti fitoi epitetin nënë, por iu desh shumë pak kohë për t’i rikthyer format e mëparshme trupore. E këtë gjë, ajo e bëri falë palestrës, ku shpenzoi shumë orë brenda një dite. Tashmë ajo është në top-formë dhe po punon rreth projekteve të reja.
Fjolla Morina
Edhe Fjolla Morina komentohet për format bombastike trupore. Ashtu si shumë artiste tjera, edhe ajo kohë pas kohe viziton palestrën.
Tayna
Reperja e re Tayna, përveç se komentohet si ‘fenomeni’ i vitit 2018, ajo përflitet edhe për linjat trupore, të cilat i ka në top-formë. E për të arritur ato forma, Tayna është vizituese e rregullt e palestrës, nga e cila rezultati shihet në imazhet që publikon.
Ryva Kajtazi
Sikurse Tuna, edhe Ryva Kajtazi ka arritur që menjëherë pas lindjes të kthehet në top-formë. Këngëtarja mund të merret edhe një shembull i mirë që t’i inspirojë nënat e reja që të kujdesen për linjat trupore.
Adrian Gaxha
Edhe Adrian Gaxha kalon shumë kohë në palestër, e këtë gjë e ka treguar shumë shpesh në rrjete sociale. Madje, palestra njihet si një nga pasionet e tij.
Seldi
Seldi Qalliu arriti formësimin e trupit duke kaluar orë të tëra në palestër. Këtë e ka vërtetuar në shumë raste me fotografitë që ndau në rrjete sociale.
Pra, nga ajo që shihet më lartë, vërehet se këngëtarët tanë i kushtojnë kujdes të veçantë formave trupore. Edhe pse janë shumë të angazhuar saqë në shumë raste janë larg familjeve të tyre, ata kursejnë pak kohë për të qenë në palestër.
Meqë kjo gjë është bërë në një aspekt trend, VIP-at e përkushtuar në perfeksionimin e trupit, pas skenës, si destinacionin e dytë më të vizituar e kanë palestrën. /Lajmi.net/
D.A