Të formohen institucionet, të ndërpriten lojërat e pafund të partive politike
Asgjë nuk mund t’ju ndalojë të manovroni me boshllëqet ligjore dhe kushtetuese, por mos harroni se çdo veprim ka koston e vet.
Bllokimi i institucioneve është i dëmshëm për shtetin, për imazhin ndërkombëtar, për sigurinë dhe, mbi të gjitha, për qytetarët që vuajnë pasojat.
Pse qenka kaq e vështirë të tejkalohen interesat partiake në dobi të Republikës, ashtu siç pëlqeni ta quani ju?
Tani është momenti të tregoni se posedoni veti të burrështetasve të vërtetë dhe të stabilizoni skenën politike.
Kosova meriton të jetë shembull në rajon, sepse për lirinë e saj janë flijuar breza të tërë gjatë historisë!