Të gjithë në një tryezë, fati i shqiptarëve nuk negociohet!
Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pavarësisht nga rezultatet, partitë politike shqiptare duhet urgjentisht të ulen në një tryezë të përbashkët. Në këtë proces, është e domosdoshme të kontribuojnë edhe Tirana dhe Prishtina, si partnerët tanë më të besueshëm, më shumë se vetë Kryeministri dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, Bullgaria po kërkon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2022 për ndryshimet kushtetuese.
Ndërsa ne, shqiptarët, duhet të kërkojmë zgjidhje për problemet e brendshme ndëretnike, të cilat janë bërë edhe më të theksuara me ardhjen e VMRO-së në pushtet, duke paraqitur rreziqe serioze për të ardhmen e vendit.