Të paktën 13 të vdekur nga zjarri në kompleksin e pallateve në Hong Kong
Numri i të vdekurve nga zjarri në Tai Po është rritur ndjeshëm nga në 13.
Kështu rezulton sipas autoriteteve të Hong Kongut, ku është bërë me dije po ashtu se janë deri më tani edhe 28 të plagosur si pasojë e zjarrit në kompleksin e pallateve, ku janë vendosur 767 zjarrfikës.
Qeveria thotë se tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Shërbimi zjarrfikës i Hong Kongut i bën homazh një zjarrfikësi 37-vjeçar që vdiq duke luftuar me flakët, duke e përshkruar atë si “të përkushtuar dhe trim”.
Disa njerëz thuhet se janë ende të bllokuar në ndërtesa, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.
Fotografitë tregojnë flakët që përhapen në skelat prej bambuje jashtë blloqeve.
Zjarri është klasifikuar si niveli pesë – niveli më serioz në Hong Kong.

