Të shtëna me armë në Pejë, tre të plagosur – dy në gjendje të rëndë
Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 21:00 në Pejë, nga të cilat tre persona kanë mbetur të plagosur.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Express.
“Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës. Ende nuk është arrestuar asnjë person. Nuk dihen motivet. Hetuesit, forenzika janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë PK. /Gazeta Express/