Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, Policia e Kosovës: S’ka të plagosur

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Express ka konfirmuar për një rast të të shtënave me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ahmeti ka treguar se nuk ka të plagosur nga rasti dhe se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se tashmë kanë nisur hetimet.
“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka deklaruar Flora Ahmeti. /GazetaExpress/