Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Suharekë, Policia konfiskon dy armë
Policia e Kosovës ka marrë informatën mbrëmë se në fshatin Peqan të Suharekës, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policorë me urgjencë thuhet të kenë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë lokalizuar të dyshuarin, H.G i lindur më 1961, mashkull kosovar tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë.
Armë Automatike AK-47 dhe
Një pistoletë
“I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “-Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin për media.
Nga Policia u është bërë thirrje sërish qytetarëve që të mos përdorin armët gjatë gëzimeve e ahengjeve familjare, pasi si shkak i tyre shpesh herë ka pasur përfundime tragjike./Lajmi.net/