Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

124

Rreth orës 15:00 në Hajvali të Prishtinës, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjeksor.

Ahmetit, njoftoi se personi i dyshuar për këtë incident është L.K, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

Comments