Të shtëna në Athinë, plagoset pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij
Një incident i përgjakshëm ka ndodhur në orët e para të së hënës së 12 janarit në Agios Dimitrios në Athinë.
Mësohet se është plagosur me armë zjarri pronari i një restoranti, 70-vjeçar, dhe djali i tij, 39-vjeçar.
Sipas informacionit zyrtar të siguruar nga mediat greke, tre persona mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe qëlluan me armë ndaj pronarit dhe djalit të tij.
70-vjeçari, me origjinë shqiptare, u plagos në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe pulpë.
Raportohet se oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën dhe mblodhën katër gëzhoja.
Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të paditur.

