Të shtëna në Çair, plagoset një person

578
fresco

Një person është plagosur sot në mëngjes në Çair të Shkupit, kur ndaj tij është shtënë me ar më zjarri nga një person i panjohur, raporton “360 shkallë”.

midle

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në orën 5:45 të mëngjesit të sotëm, kur breshërit kanë qenë të frikshme dhe fatale. Kjo ka ndodhur në afërsi të restorantit “Biznis Fafa” dhe çerdhes në Çair.

Sipas informacioneve të portalit “360 shkallë”, ndaj personit që e pësoi është shtënë derisa ai po lëvizte me motoçikletën e tij. Ai ka marrë lëndim në këmbë dhe ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes duke u fshehur në banesat përreth. Më pas kanë mbërritur ekipet e ndihmës së shpejt duke e transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. (INA)

Comments