Të vdekurit në Tetovë marrin ndihmë sociale

134 persona nga Tetova kanë marrë ndihmë sociale për dy vjet pas vdekjes, njoftoi sot ministrja për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski.
“Shërbimet tona kontrolluan në disa qendra për ndihmë sociale dhe gjetën një numër të madh të parregullsive. 134 persona të ndjerë kanë marrë ndihmë sociale, ndërkaq një pjesë e tyre janë akoma në listë. Kjo është vetëm pjesë e asaj që ne gjetëm. Ditëve në vijim do të publikojmë keqpërdorime edhe në qytetet tjera’, tha Remenski.

