Tearcë : Ali Ahmeti do të takohet me punonjësit e arsimit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti do të zhvillojë të mërkurën në mbrëmje një takim me punonjësit e arsimit në Komunën e Tearcës transmeton Faktiditor.ch. Me këtë rast janë ftuar që të marrin pjesë arsimtarë të shkollave brenda kësaj komune, profesorë të shkollave të Mesme dhe profesorë universitarë ku do të diskutohen shumë cështje që kanë të bëjnë me arsimin në përgjithësi si dhe sfidat e përgjithshme në këtë drejtim .Takimi do të zhvillohet në orën 18 në restorant “Ulqin” në Përshevcë ./Faktiditor.ch