Temperatura deri në 40 gradë Celsius – moti sot në Maqedoni
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare të ndryshueshme.
Temperatura minimale do të bjerë deri në 19, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.
Nën ndikimin e një mase ajri shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë gjatë javës së ardhshme.
Temperatura e ditës do të jetë mbi 30 gradë kudo, ndërsa në vende të caktuara do të arrijnë deri në 40 gradë.

