Tensione para raundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi

148

t_1485160601-1531169

Kosova dhe Serbia me ftesën e Bashkimit Europian, të martën pritet të mbajnë raund të ri bisedimesh në nivelin politik në Bruksel.

Ky takim vie pas tensioneve të ditëve të fundit në mes të dyja palëve të cilat kanë ringritur debate në Kosovë lidhur me rezultatet e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja shteteve.

Megjithatë sipas Zërit të Amerikës, analistët e pavarur kanë thënë se bisdimet janë të domosdoshme ndonëse duhet ndryshuar formati i tyre në mënyrë që të sigurohet dhe zbatimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura në to.

Comments