Tensionohet situata në Bosnje, serbët duan referendum, boshnjakët gati t’u përgjigjen



Përveç Rusisë, e cila ka ndarë mendjen kundër, anëtarët e tjerë të PIC-it kanë rënë dakord për një deklaratë të përbashkët, e cila sipas ambasadorit të Rusisë në Bosnje, Peter Ivancov është e problematike, sepse kërkon lëshime vetëm nga Republika Srpska, e jo thirrje për dialog, që, sipas Ivancovit, është i nevojshëm në këtë moment, raportojnë mediat boshnjake.
Përveç Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje (OHR), i cili pritet të reagojë për të parandaluar referendumin e planifikuar në RS, po ashtu mund të reagojë dhe Gjykata Kushtetuese, në të cilën Izetbegoviq javën e kaluar ka dërguar një kërkesë që urdhëron shtyrjen e referendumit në entitetin e Republikës Serbe.
Republika Serbe e Bosnje po planifikon mbajtjen e referendumit për Ditën e Republikës, mirëpo kjo më shumë shihet si tentim i serbëve për të organizuar referendum për herë të parë në Bosnjë e që më vonë mund ta shfrytëzonin për ndarje.
Bosnja dhe Hecegovina e kanë të ndaluar me Kushtetutë mbajtjen e cfarëdo referendumi. /Lajmi.net/