Tërësisht vërtetohen 12 listat e kandidatëve, ndërsa një pjesërisht

191
fresco

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e djeshme i pranoi tërësisht listat e kandidatëve të pesë, ndërsa pjesërisht të një subjekti politik, të cilat u janë kthyer në përpunim për shkak të parregullsive të konstatuara. Janë vërtetuar listat e Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, të Koalicionit VMRO për Maqedoninë, të Koalicionit “Aleanca për shqiptarët”, të së Majtës dhe LPM.

Janë pranuar edhe listat e dorëzuara të Partisë Socialdemokratike të Maqedonisë (PSDM), përveç për njësinë e parë zgjedhore edhe për njësinë e tretë zgjedhore, për të cilat sipas shumicës së anëtarëve të KSHZ­së, parregullsitë e konstatuara nuk janë mënjanuar. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e së shtunës mbrëma i pranoi listat e kandidatëve të BDI­-së, PDSH-­së, PPD-­së, Besës, koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO­DPMNE, koalicionit opozitar të kryesuar nga LSDM-­ja dhe të LP­-së.

Këto 13 subjekte politike u paraqitën për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor dhe i dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë deri në afatin përfundimtar i cili skadoi më 11 nëntor në mesnatë. Shorti për radhitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet duhet të mbahet më 20 nëntor, ndërsa një ditë më pas fillon fushata parazgjedhore e cila do të zgjasë 20 ditë.

Comments