TËRMETI NË ITALI: MPJ NUK KA INFORMACIONE PËR SHTETAS TË LËNDUAR NGA MAQEDONIA

Sonte në pjesën qendrore të Italisë janë ndjerë seri tërmetesh. Për momentin nuk ka ndonjë informacion për dëme eventuale apo qytetarë të lënduar, njofton MPJ-ja e Maqedonisë.
“MPJ njofton gjithë të interesuarit se çështja lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë që për momentin janë në Itali, mund të drejtohen në telefonat e kujdestarisë në Ambasadën e Maqedonisë në Romë si dhe MPJ-në”, kanë thënë në MPJ.