Tetë pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK, një prej tyre në gjendje kritike

214

Edhe tetë pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas njoftimit, nga tetë pacientë me COVID-19, katër raste janë në gjendje stabile, dy janë në repartin me okgsigjenoterapi, dhe dy pacientë tjerë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, në repart vazhdon trajtimin një pacient tjetër, i cili ka rezultuar negatin në testimin e fundit për COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27/05/2020, janë të hospitalizuar 10 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

Nga 8 pacientët me Covid 19:

4 raste janë në gjendje stabile.
2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19).

Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19. /Lajmi.net/

Comments