Tetovari kapet duke vozitur me 2.16 promilë alkool në gjak– arrestohet nga policia

Më 11.05.2025, rreth orës 16:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor – Tetovë e kanë privuar nga liria K.V. (31) nga Tetova. Gjatë një kontrolli në komunikacion në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë është ndalur një veturë “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e cila drejtohej nga K.V., dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit – konkretisht, atij i janë matur 2.16 promilë alkool në gjak.

Ai është përjashtuar nga komunikacioni dhe është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.