Tetovë: Dy persona kryejnë akte seksuale me një vajzë të mitur, e inçizojnë me telefon dhe e detyrojnë të shkojë me persona të tjerë

128

Më 02.07.2025, në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe Njësia Policore në Kamjan kanë privuar nga liria A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të një gruaje 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste ata kanë kryer marrëdhënie seksuale të paligjshme me dy vajzat e saj të mitura.

Gjithashtu, është raportuar se ata i kanë filmuar aktet me telefon celular, dhe njërën nga të miturat e kanë detyruar të ketë marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Comments