Tetovë: Priten reshje të shiut, në rast nevoje qytetarët mund të lajmërohen në numrin 193

587

Nga Komuna e Tetovës nëpërmjet një postimi në facebook njoftojnë që gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme priten reshje të shiut, bubullima dhe erë, andaj ata njoftojnë që kanë formuar shtabin e krizës dhe se qytetarët në rast nevoje mund të kontaktojnë numrin 193.

Postimi i plotë:

Sipas njoftimeve të Qendrës rajonale për meanxhim me kriza si dhe meteorologëve në orët e pasdites dhe mbrëmjes së sontme, teritori i vendit tonë do të jetë nën ndikim të përplasjes të masës së ftohtë të ajrit nga veriu dhe masës së nxehtë ajrore nga jugu. Kjo dukuri do të kushtëzojë që në më shumë rajone të vendit të paraqiten rreshje më të konsiderueshme të shiut, bubullima me erë të fortë si dhe rufe.
Moti i keq lokalisht do të paraqitet edhe si stuhi.

Kjo situatë kërkon që qytetarët të jenë skajshmërisht të kujdesshëm dhe të mos qëndrojnë dhe parkojnë veturat e tyre në afërsi të drunjve dhe pemëve të larta.

Komuna e Tetovës tash më ka formuar shtabin e krizës, andaj luten qytetarët që në rast nevoje të kontaktojnë numrin 193 – Brigada për shpëtim pranë NJTKZ – Tetovë”

Comments