Tetovë – sërish alarme për bomba nëpër shkolla, anulohet mësimi

97

Sërish sot janë raportuar alarme për bomba në disa shkolla të qytetit të Tetovë, me ç’rast është anuluar procesi mësimor dhe nxënësit janë evakuuar nga objektet shkollore informon Tetovasot.
Sipas informatave fillestare, alarmet janë pranuar në disa institucione arsimore, ndërsa në terren kanë dalë menjëherë njësitë policore për kontroll të objekteve dhe sigurim të perimetrit.
Kujtojmë se edhe një ditë më parë ishte raportuar alarm për bombë në gjimnazin Gjimnazi 7 Marsi Tetovë, si dhe në gjimnazin Kiril Pejçinoviq Tetovë, raste që shkaktuan ndërprerje të menjëhershme të mësimit dhe evakuim të nxënësve.

Nga institucionet kompetente deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nëse bëhet fjalë për kërcënime reale apo alarme të rreme. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur burimin e këtyre thirrjeve dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe nxënësve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse, derisa të përfundojnë kontrollet në objektet shkollore.TS

Comments