Thaçi: Isha kryenegociator i Frontit Evropian, VMRO më ofroi të bëhem kryetar parlamenti

202

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se VMRO i ka ofruar atij postin e kryetarit të Kuvendit dhe se ai ka qenë kryenegociator në bisedimet e Frontit Europian me VMRO-DPMNE-në.

“Unë kam qenë kryenegociator I Frontit kur kemi shku për bisedime me VMRO-në për këtë qeverisje. Ata ishin të vendosur në atë që nuk bashkëpunojnë me ne sepse duan ta ecin para atë politikën e tyre anti-shqiptare, ndërsa ne temë takimi kemi pasur ndryshimet kushtetuese dhe eurointegrimet. VMRO më ka ofruar të bëhem edhe kryetar parlamenti. Pastaj në takimin e fundit më thanë, a e perballoni që kryetari i parlamentit të jetë maqedon? Ju thash izën dhe përfundoi takimi”, tha Thaçi. /tvklan.mk

Comments