Thaçi kërkon rezultate konkrete nga prokurorët për krimet e luftës

247

Angazhim maksimal në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u është kërkuar Prokurorëve të shtetit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se beteja në luftën kundër këtyre dukurive duhet të jetë e vazhdueshme, raporton KTV.

Thaçi në konferencën e Prokurorëve të Shtetit, ka përmendur gjithashtu edhe krimet e luftës.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka theksuar se pret rezultate konkrete në zbardhjen e krimeve të luftës. Sipas Lumezit, nga Prokuroria e Shtetit, gjatë vitit 2016 janë zgjidhur rreth 161 raste të formave të ndryshme.

Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, u zotua se nuk do të lejojë asnjë faktor politik të ndikojë në sistemi prokurorial.

Comments